Tjetër goditje për Brazilin, Dani Alves humbet Botërorin

Një tjetër goditje e rëndë vjen për Brazilin, kur duhet diçka më shumë se një muaj nga finalet e Botërorit. Pas Felipe Luis është Dani Alves që nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Rusisë.

Mbrojtësi i djathtë i PSG ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë në finalen e Kupës së Francës, kundër Les Herbies. Sipas Rodrigo Lasmar, mjekut të federatës braziliane të futbollit, Dani Alves duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 6 javë pas operacionit.

Lasmar, i shoqëruar edhe nga kordinatori i kombëtares braziliane ka udhëtuar drejt Parisit, për të parë nga afër gjendjen e futbollisitit, që është nën kujdesin e mjekëve të PSG. Në moshën 35 vjeçare Dani Alves do të kishte mundësi të luante Botërorin e tretë në karrierën e tij, pasi më parë u aktivizua në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil në vitin 2014. Të hënën do të bëhet komunikimi zyrtar nga Seleçao./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi