• Home
  • SPORT
  • Tjetër çmim për Igli Taren, këtë herë si zbulues talentesh
SPORT

Tjetër çmim për Igli Taren, këtë herë si zbulues talentesh

Spread the love

Pa më të voglin dyshim Igli Tare ka një kontribut të madh në sukseset e Lazio në vitet e fundit, me rolin e tij si Drejtues Sportiv ai ka bërë afrimet e duhura të talenteve të reja në ekip.

Pikërisht për këtë arsye Drejtori Sportiv i Lazios, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit drejt rrugës së suksesit.

Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.

Krahas Tares u vlerësua edhe trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për sjelljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.”

Tares dhe Gianpaolos do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet me 28 maj në Napoli./Top Channel/

Related posts

Ish-futbollisti Juve, kandidat për drejtimin e Arsenalit

dritatv

Chelsea në shitje? Abramovich refuzon 2 mld stërlina

dritatv

“Rusi 2018”, Franca është kampione e botës

dritatv

Leave a Comment