Tiranë, pritet me interes të madh panairi i parë hallall

Për herë të parë në Shqipëri u zhvillua panairi i produkteve hallall. Në panairin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve morën pjesë shumë kompani vendase dhe të huaja, të cilat ofruan produkte të çertefikuara, si hallall.

Kompanitë pjesëmarrëse fillonin që nga studiot inxhinierike, shkollat, ushqimet,  kozmetikë,  udhëtime etj.

Për dy ditë me radhë në këtë panair i cili u zhvillua në datat 29 prill – 1 maj, ka patur një dyndje të qytetarëve shqiptarë.

Interesi dhe frekuentimi i lartë i këtij panairi tregon qasjen gjithnjë e më të madhe të shqiptarëve për produktet e certifikuara si hallall.

Në këtë panair marrin pjesë dhjetëra kompani  të cilat merren me prodhimin e produkteve hallall të mishit, deri tek ato të vajrave bimorë, si dhe produkte të tjera të kësaj fushe.

Nga ana tjetër në këtë panair nuk munguan dhe stendat e shkollave të përgjithshme private të cilat zhvillojnë edhe mësime fetare./Rtv Drita/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi