• Home
  • SHQIPERIA
  • Tiranë, panair për prodhimet bujqësore dhe blegtorale
SHQIPERIA

Tiranë, panair për prodhimet bujqësore dhe blegtorale

Spread the love

Me pjesëmarrjen e dhjetëra fermerëve nga Shqipëria është hapur ditën e sotme në Tiranë panairi “Shqipëria punon tokën”, ku për dy ditë me radhë do të ekspozohen produktet bujqësore dhe blegtorale.

Stendat e panairit me prodhimet vendase të fermerëve shqiptarë janë vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Niko Peleshi dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, etj.

Në fjalën e tij, Peleshi tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë bujqësinë, agropërpunimin dhe peshkimin shqiptar.

Duke folur për risinë e këtij panairi, Peleshi tha: “Për të shtuar të ardhurat e familjes fermere ne kemi zgjedhur dy drejtime të reja, agroturizmin, promovimin më të mirë të produkteve tradicionale. Jemi munduar që programin tonë të 100 fshatrave, ta vendosim në qendër të këtij panairi. Pjesëmarrja është e shtuar në krahasim me vitin e kaluar, kemi rreth 600 fermerë, 39 bashki që marrin pjesë ku secila ka stendën e vet. Jemi në një vit të mbarë të bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit, peshkimit. Rritja me 18 për qind në gjashtëmujorin e parë të agropërpunimit tregon se bujqësia shqiptare sot jo vetëm po konkurron me sukses dhe po rrit eksportet e veta, por po furnizon dhe agropërpunimin”, deklaroi Peleshi.

Sipas Peleshit dy kampionët e bujqësisë shqiptare mbeten peshkimi dhe bimët medicinale.

Në panairin e organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë, marrnin pjesë 39 bashki të Shqipërisë dhe rreth 600 fermerë dhe sipërmarrës nga i gjithë vendi, të cilët do të prezantojnë më 12 dhe 13 tetor nëntor prodhimet vendase bujqësore dhe blegtorale.

Gjithashtu një vend të veçantë kanë edhe punimet artizanale të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, por edhe bimët medicinale.

Gjatë dy ditëve të Panairit “Shqipëria Punon Tokën” të pranishmit që do ta vizitojnë do të kenë mundësi të shijojnë një sërë aktivitetesh, performanca muzikore, gatime shqiptare, traditën shqiptare etj./Rtv Drita/

Related posts

KLSH kallëzim penal për ish-kryetarin e KPP, Gentian Kerri

dritatv

Eksploziv makinës në Bulqizë

dritatv

Ahmetaj: Së shpejti Rrogozhina bëhet lagje e Tiranës

dritatv

Leave a Comment