Tiranë/ Arrestohet 23-vjeçari, i gjendet pistoletë në banesë

Një 23-vjeçar është arrestuar në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale E.P. është kapur në flagrancë menjëherë, pasi policia mori informacione nga qytetarët se mbante në banesë armë zjarri pa leje.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thotë policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi