Tillerson: Përgatitjet e takimit Trump-Kim në “fazë shumë të hershme”

 

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi se duhet të merren masa të shumta para takimit të planifikuar të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ai theksoi se deri më tani nuk kishin dëgjuar “asgjë të drejtpërdrejtë” nga regjimi i Koresë së Veriut, pasi që presidenti i SHBA-ve kishte pranuar ftesën e Kim për takimin.

“Duhet të dakordohemi për disa hapa që do të ndërmerren lidhur me vendin ku do të mbahet takimi, si dhe me përmbajtjen e tij”, ka thënë Tillerson para gazetarëve.

Ai gjithashtu shtoi se përgatitjet për takimin në këtë moment janë në “fazën shumë të hershme”.

“Tani është koha kur duhet të mbetemi të duruar dhe të presim se çfarë do të ndodhë”, tha shefi i diplomacisë amerikane.

Trump më parë pranoi ftesën për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, takim i cili duhet të organizohet në javët e ardhshme.

Presidenti i SHBA-ve dhe lideri i Koresë së Veriut ka gjasa të takohen në maj, kurse koha dhe vendi akoma nuk janë përcaktuar.

Kim në pritje të takimit ka premtuar se do të përmbahet nga testimet e reja të armëve dhe raketave bërthamore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi