Tifozi “huligan” që ia doli të thyejë sistemin rus të sigurisë përpara Botërorit

Një tifoz futbolli i përfshirë në “listën e zezë” të autoriteteve ruse për sjellje antisportive ka mundur të sigurojë një dokument, që i lejon atij të marrë pjesë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, ndërsa edhe disa fansa të tjerë kanë mundur t’ia hedhin ndalimit për futjen në stadiume.

Zbulimi është bërë nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Rusia është zotuar të përndjekë e të mbajë larg ndeshjeve turmat problematike përpara Botërorit, që do të luhet nga 14 qershori deri më 15 korrik, duke i “skanuar” fansat.

Gjithsesi, dokumentet e para dhe të zotëruara nga “Reuters” tregojnë se Pavel Cherkas, një tifoz 32-vjeçar që ishte përfshirë në listën e zezë gjatë vitit të kaluar sepse ishte shfaqur i dehur gjatë një ndeshjeje, aplikoi dhe mori në duar një kartë identiteti tifozi për Botërorin, pikërisht pasi masa ndaluese kishte hyrë në fuqi.

Cherkas, i cili ka qenë në stadiume edhe për ndeshje të tjera, pavarësisht se i ndalohet nga Ministria e Brendshme, i tregoi agjencisë së lajmeve dokumentin identifikuar të lëshuar enkas për Botërorin, një dokument që është i detyrueshëm për të qenë pjesë e shikuesve në stadium. Kjo tregon se ai është miratuar nga autoritetet ruse.

Pasi “Reuters” i kërkoi Ministrisë së Komunikimeve dhe Masmedies, që mbikëqyr programin e pajisjes së tifozëve me këtë dokument identifikimi, se si ishte e mundur që një tifoz i ndaluar do të mund të ndjekë ndeshjet e Kupës së Botës, Cherkas u informua nga autoritetet se dokumenti i tij ishte revokuar, pa dhënë asnjë shpjegim.

Ministria tha se “Fan ID” mund të anulohet në çdo kohë për të garantuar sigurinë dhe rendin publik, apo nëse ky dikaster merr informacione mbi shkelje të mundshme që spektatorë të caktuar mund të kenë kryer brenda apo jashtë Rusisë.

Rusia është zotuar të zhdukë dhunën nëpër stadiume gjatë Botërorit, me shpresën që kujtimet e atyre trazirave mes tifozëve rusë e anglezë në Marsejë, gjatë Europianit të vitit 2016, të mos përsëriten.

Vet tifozët thonë se autoritetet u kanë dhënë një goditje huliganëve gjatë viteve të fundit dhe dhuna është gjithnjë e më pak mbizotëruese. Por, Rusia kërkon ende të tregojë se ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke lançuar edhe të ashtuquajturën “listë e zezë e tifozëve” që përmban mbi 400 emra, pavarësisht se këta dyshohen për pak raste dhune.

Gjithsesi, “Reuters” ka zbuluar se autoritetet nuk kanë qenë sistematikë në zbatimin e kësaj nisme. “Nuk po them se qeveria po gabon duke ndaluar tifozët të hyjnë në stadiume”, thotë Cherkas duke tymosur, në Moskë. “Por, nëse duan ta bëjnë këtë, duhet ta bëjnë me vendosmëri dhe efektshmëri”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi