Themelimi i “Zajednicës”, Albin Kurti zbulon planin e qeverisë “Haradinaj”

Ndërsa qeveria ka formuar grupin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo siç njihet ndryshe edhe si “Zajednica”, siç thonë do jetë në harmoni me Kushtetutën, dhe në anën tjetër ndërkombëtarët bëjnë trysni sa më parë të ecet me këtë proces, opozitari Albin Kurti pretendon se ka mësuar planin e qeverisë “Haradinaj” për ta themeluar këtë Asociacion.

Kryevetëvendosësi beson se pushteti synon që ta themeloi “Zajednicën” gjatë verës kur vëmendja e qytetarëve nuk është aq shumë tek politika, andaj bën thirrje të ndalohet.

“Dëshirojnë ta sjellin ‘Zajednicën’ në gusht kur Kuvendi është në pushim e kur qytetarët janë të shpërqendruar nga ngjarjet politike, sepse është politikë e ulët e qeverive frikacake, derisa ne duhet të bëjnë çmos e t’i dalim përballë kësaj situate dhe mos të lejojmë bosnjëzimin e Kosovës”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian i ka dhënë afat Kosovës katër muaj për hartimin e statutit të AKS-së.

Lista Serbe ndërkaq u zmbraps nga kërcënimi që të themeloi njëanshëm “Zajednicën” pas urdhrit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili kërkoi të respektohet afti i dhënë nga ndërkombëtarët./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi