• Home
  • KOSOVA
  • Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-NATO, kontribuon në sigurinë rajonale
KOSOVA

Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-NATO, kontribuon në sigurinë rajonale

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Haradinaj falënderoi gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale.

Kreu i ekzekutivit vendor tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit.

Nga ana e tij, drejtori i NALT-it, gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018./Kosova Post/

Related posts

Zvogëlohen rrogat e deputetëve për 20 %

dritatv

Pas dorëheqjes së Prokurorit, vjen reagimi i veteranëve të UÇK-së

dritatv

Kompania amerikane interesohet për investime në Kosovë

dritatv

Leave a Comment