“The Economist”: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, i rrezikshëm

Kosova festoi pavarësinë në një dekadë. Shqiptarët, që përbëjnë shumicën e popullsisë festuan, serbët që jetojnë në enklava, jo.

Kështu e nis “The Economist” artikullin, ku vëmendja vendoset tek zërat e shtuar në Beograd për një ndarje të Kosovës, si dhe tek shkëmbimi i territoreve me të.

Artikulli britanik kujton deklaratat e muajve të fundit të bëra nga politikanë serbë, që kanë propozuar për të diskutuar idenë e shkëmbimeve të territoreve me shqiptarët.

“Serbët kërkojnë të shkëmbejnë zonat e banuara me shqiptarë brenda Serbisë me pjesën veriore të Kosovës. Mbështetësit e kësaj teorie thonë se shtetet multietnike nuk funksionojnë në Ballkan”, vijon artikulli.

“The Economist” thotë se kjo do të sillte një efekt zinxhir në Bosnje, Maqedoni e Mal të Zi.

“Brenda vetë Serbisë nacionalistët boshnjakë në krahinën e Sanxhakut do të kërkonin bashkimin me Bosnjen, ndërsa shqiptarët në Perëndim të Maqedonisë dhe në Mal të Zi do të kërkonin bashkimin me Shqipërinë”, thuhet më tej, shkruan gazeta impakt. Ky efekt zinxhir mund të shkojë aq larg, shkruan “The Economist”, sa një konflikt i ngjashëm mund të përfshinte edhe dy vende anëtare të BE-së.

Artikulli i gazetës britanike mbyllet kështu: “Nacionalistët hungarezë nuk e kanë harruar ende humbjen e Transilvanisë në Rumani, ndërsa vetë nacionalistët rumunë do të kërkonin rivijëzim të kufijve për të përfshirë në Rumaninë e madhe edhe Moldavinë. Ky është Ballkani dhe “ballkanizimi”! Në ditët e sotme, politika e duhur duhet të jetë zhdukja e kufijve, sesa rishikimi i tyre’’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi