Thatësira vonon mbjelljet. Në Myzeqe, fermerët presin të bjerë shi

Thatësira e madhe që ka shoqëruar vendin deri në mesin e muajit nëntor ka bërë që fermerët të përballen me një nga vështirësitë më të mëdha të këtyre viteve.

Muaji nëntor është muaji i mbjelljeve të tokave me foragjerë, por duket se kjo nuk do të ndodhë si çdo vit. Thatësira ka bërë që këto mbjellje të shtyhen.

Ajo që i vështirëson më shumë punët është plugimi i tokës. Duke qenë se thatësira ka qenë e gjatë, ka sjellë edhe forcimin e tokës duke e bërë në shumë raste të pamundur plugimin.

Ata që e vënë më shumë në dukje këtë fenomen janë drejtuesit e mjeteve motorike. Ata shprehen se kjo situatë nuk është parë prej 25 vitesh. Forcimi i fortë i tokës ka bërë që të rriten edhe kostot.

Kjo, për arsye se për të frezuar një tokë të punuar, duhet të kalohet disa herë me frezë, gjë që sjell edhe dyfishimin e pagesës për fermerin. Nëse më parë fermeri do të paguante 1.000 lekë për dynym, tashmë ai do të paguajë 1.800 lekë për dynym.

Fermerët thonë se nuk kanë mbjellë asnjë lloj foragjerësh, madje ata që kanë tentuar ta bëjnë kanë dështuar, pas kanë munguar reshjet. Por pasojat e mosmbjelljes së këtyre bimëve kanë pasoja, duke shtuar edhe mungesën e sigurimit të ushqimit për blegtorinë.

Kultura që do të ketë më shumë probleme do të jetë ajo e grurit, e cila nëse nuk do të ketë reshje të zgjatura shiu, do të dështojë duke mos pasur rendimentin e duhur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi