Thaçi ultimatum serbëve: Deri nesër keni afat të vendosni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka lajmëruar se nëser kalon afati afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës.

I pari i Kosovës gjithashtu ka thënë se ndëkombëtarët duhet të jenë të vëmendshëm karshi këtij afati.

Më poshtë ju sjellim shkrimi e plotë të Presidentit Thaçi:

Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Pasi kjo ka të bëjë me segmente të sigurisë dhe ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, ritheksoj se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e vëmendshme për këtë.

Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve. Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku!

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Çmimi i aksioneve të Amazonit shënon rekorde të reja të larta

Aksionet e Amazonit, kanë shënuar një rekord të ri për nga çmimi i lartë i tyre, ndërkohë që kompania po i afrohet një vlere...

Nokturn! Nga: Durim Çaça

puthjet e atij që ikën mbi pragun e derës të atij që mbetet,- përzier me ato të së pardjeshmes e me ato të së pasnesërmes e gruaja...

Bajrami: Përcillni fëmijët tuaj me kënd po rrinë e ku po shkojnë!

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Dr. Bajrami ka apeluar të gjithë prindërit të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Ai...

Së fundi

Meta takon Avdullah Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë – Serbi, forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë. Meta shprehet se i...

Britania e Madhe nuk hap kufijtë me Shqipërinë, ja 57 vendet për të cilat prej 10 korrikut nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to. Kjo do të thotë se kufiri ajror mes...

Këshilla të arta

https://youtu.be/gdVbCr7hBmY Titulli: Këshilla të arta Autor: Ebul Ferexh Ibn Xhevzi Përkthyes: Mr. Osman Osmani Redaktor: Bujar Vërbovci Kopertina: Bashkim Mehani Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu Shtypi: FocusPrint – Shkup Për botuesin: Bashkim...