Thaçi: Të lumtur për NATO-n në Kosovë, por duam që edhe Kosova të jetë në NATO

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s për tërë botën në 70 vjetorin e themelimit të saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka theksuar se në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë.

“Në përvjetorin e 70-të të themelimit të Aleancës Veriatlantike, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të saj për tërë botën. Si bashkësi e popujve dhe shteteve që punon pareshtur për forcimin e paqes, NATO-ja vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë. Jemi të lumtur që e kemi NATO-n në Kosovë, por dëshirë e jona është që edhe Kosova të jetë në NATO. Rrugëtimin euroatlantik duam ta vazhdojmë si vend anëtar i NATO-s dhe për këtë po punojmë pandërprerë. Në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë”, ka shkruar Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi