Thaçi: Sot po nderojmë heronjët tanë që bënë kthesë historike

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit me rastin e 21 vjetorit të rënies, sikur edhe të bashkëluftëtarve Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Duke kujtuar veprën heroike të Pajazitit, presidenti Thaçi tha se po nderojmë heronjtë tanë, komandantët e parë të UÇK-së të cilët bënë kthesë në historinë e Kosovës.

“Sot po nderojmë heronjtë tanë, komandantët e parë të UÇK-së, të cilët bënë kthesën e parë të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Nga kjo rënie filloi një etapë e rezistencës masive të armatosur prandaj sot e kujtojmë me epitetin më të lartë”,tha Thaçi, duke shtuar më pas se këta tre heronj të kombit me sakrificën e tyre sollën unitet qytetar dhe shtuan vëmendjen ndërkombëtare për Kosovën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi