Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat e Kabulit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në twitter, ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit terrorist në Kabul, ku u vranë rreth 100 persona.

Ai ka theksuar se Afghanistani është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka një vend të veçantë në zemrën tonë.

Ja postimi i tij:

”I pikëlluar dhe i shqetësuar nga sulmi terrorist në Kabul. Dhjetra të vrarë e qindra të plagosur. Afghanistani është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka një vend të veçantë në zemrën tonë. Ngushëllime. Ta dini, nuk jeni të vetëm në luftimin kundër të keqes”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi