Thaçi shkon te Gjukanoviçi për ta njoftuar për bisedimet me Vuçiçin

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, sot në bisedën me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit e të Prishtinës që të gjejnë zgjidhje paqësore për Kosovën përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së.

Takimin e sotëm e ka iniciuar Thaçi me qëllimin që fqinjët t’i njohë me rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe me planet e mëtejme, theksohet në kumtesën e kabinetit të Gjukanoviçit.

Gjukanoviç e ka falënderuar për këtë iniciativë Thaçin dhe ka përshëndetur përpjekjet e dy vendeve për zgjidhje paqësore të problemeve.

Ai ka shtuar se është i bindur se të dy palët do të kenë para sysh që rezultati të jetë kontribut i fuqishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjes së tij për perspektivën europiane.

Gjatë bisedave u fol edhe për nevojën e përparimit të mëtejmë të bashkëpunimit që është në dobi për të dy palët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi