Thaçi: Raportet me SHBA-në janë shumë të rëndësishme për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti, Randy Hutgren. Sipas një njoftimi për media nga Zyra e presidentit, Thaçi e ka falënderuar delegacionin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me SHBA-në. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit me pro-amerikan në botë”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.
Në emër të delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren është shprehur i kënaqur me vizitën dhe takimet e mira që kanë pasur në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë kongresisti, Randy Hutgren, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe liderë të partive politike.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Gjermania dënon sulmet me raketa të PYD/PKK-së ndaj Turqisë

Gjermania ka dënuar sulmet e fundit me raketa të grupit terrorist PYD/PKK që lanë të vrarë shtatë persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur...

Kandidatët për BKH nesër në testim fizik, ja çfarë provash duhet të kalojnë

Nis nesër faza tjetër e kualifikimit të kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se...

Igumenicë, arrestohen 7 shqiptarë me 125 kg hashash

Shtatë shqiptarë të moshave 22-26 vjeç janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, nga agjentë të Departamentit të Antidrogës së...

Së fundi

Rënie në sulmet anti-muslimane në Francë

Sulmet kundër muslimanëve në Francë janë ulur për 34,6 për qind në vitin 2017 në krahasim me një vit më parë. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë...

Suso tërheq vëmendjen e Realit

Me 4 gola dhe 7 asist, Suso është futbollisti më produktiv i Serisë A së bashku me Cristiano Ronaldon (7 gola dhe 4 asist). Për...

Vlorë, gjendet i mbytur 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e të enjtes, rreth orës 10.55. Kanë qenë kalimtarë që kanë hasur në grykëderdhjen e lumit Izvor trupin...