Thaçi, presidenti i vetëm në rajon që pritet nga Macron

 

 

Njëri ndër personalitet më të fuqishëm të botës dhe me ndikim të madh në Europë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka pritur sot në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe shkëmbimin tregtar.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Macron për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës për lirinë, pavarësinë dhe në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Franca është një aleat strategjik i Kosovës. Vizioni i presidentit Macron për Evropën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor është një garanci për integrimin tonë në BE dhe NATO”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga presidenti francez për rrugën e pakthyeshme të Kosovës drejt reformave dhe integrimeve euroatlantike.

Nga ana tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dhënë mbështetje të plotë presidentit Thaçi në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të përmbyllë këtë proces, i cili do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ndryshe, presidenti Thaçi është presidenti i vetëm në rajon që është pritur këtë vit nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi