Thaçi “nuk lëshon pe” në qendrimin e tij për Luginën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, të cilëve u ka premtuar se do të vazhdojë të punojë edhe me tutje rreth idesë së tij për çështjen e korigjimit të kufijëve dhe respektimin e plotë të vullnetit të qytetarëve të Luginës për bashkangjitje me Republikën e Kosovës.

Thaçi mes tjrash ka thënë se çështja e kufirit Kosovë- Serbi do të diskutohet në Bruksel.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, do të jetë gjithëpërfshirëse, për korrigjimin e kufirit do të diskutojmë në Bruksel. Në muajt e ardhshëm do të lëvizim drejt finalizimit. Kosova nuk guxon ta bojkotojë këtë dialog i cili do të përfundoj me marrëveshje mes dy popujve’ ka thënë Thaçi. 

E në anën tjetër përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, kanë falënderuar presidentin Thaçi që i ka dëgjuar për problemet e tyre, ata kanë propozuar edhe një plan se si mund të bëhet një jetë më e mirë për ta duke thënë se janë në terr informativ dhe plani që kanë propozuar te Thaçi është i duhuri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi