Thaçi në Paris: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në Twitter nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Rugova: Është koha e trurit dhe jo e muskujve!

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, thotë se kthesa më e madhe dhe kthimi i shpresës bëhet duke përdorur trurin e jo muskujt. Ai thotë se...

Partia Likud miraton aneksimin e vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor

Komiteti qendror i Partisë Likud në Izrael ka miratuar një propozim për aneksimin e vendbanimeve kolone hebraike në territoret e okupuara palestineze në Bregun...

Izraeli kryen sulme mbi pozicione të Hamasit në Gaza

Avionët izraelitë kanë kryer sulme mbi tre pozicione të krahut ushtarak të lëvizjes Hamas, Izzeddin el-Kassam në Gaza. Burimet palestineze të sigurisë theksojnë se avionët...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...