KOSOVA

Thaçi në Bruksel takohet me Tusk dhe Hahn

Spread the love

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Europë.

Related posts

Haradinaj i gatshëm të shkojë në “shtëpi”, pret LDK-në t’i siguroj votat

dritatv

Patentë shoferët e Kosovës i njeh edhe ky shtet!

dritatv

Zvarritet zbatimi i plotë i kodit telefonik të Kosovës!

dritatv

Leave a Comment