Thaçi, merr urdhër nga Vuçiçi të mos flasë për këmbimin e territoreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan pesë ditë më parë në Forumin Europian në Alpbach të Austrisë.

Dy presidentët u ftuan për të diskutuar për të ardhmen evropiane.

Jo vetëm Thaçi dhe Vuçiçi, por edhe liderë të tjerë evropianë dhe përfaqësues shtetesh ishin prezentë në këtë takim në Austri.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga takimi, duket se jo çdo detaj është vënë re.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku dëgjohet presidenti serb duke iu drejtuar Hashim Thaçit “mos trego” kur u pyet për qëndrimin e tij lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë.

“Vuçiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka të mos flasë Hashimi, i cili është i strukur, i frikësuar dhe i dorëzuar.

Pahori i dëshpëruar, i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijëra kilometra katrorë e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, shkruan deputeti i LDK-së.

Ndiqni videon dhe momentin e reagimit të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, kur Thaçi pranon hapur se është pro korrigjimit të kufijve.g.e

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi