Thaçi: Kthimi i kosovarëve nga Siria punë e mrekullueshme e institucioneve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur kthimin e kosovarëve nga Siria.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se kjo u bë e mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, shkruan lajmi.net.

“Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Ai gjithashtu është shprehur se Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera.

Ja postimi i tij i plotë:

Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë. Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi