Thaçi: Kosova dhe Shqipëria të pandara duhet të vijojnë rrugën euroatlantike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar takimin e tij me homologun shqiptar Ilir Meta duke zbuluar dhe dy çështjet që u diskutuan.

Thaçi thotë se dy çështjet dë u diskutuan ishin rikthimi në normalitet të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rifillimi i dialogut Kosovë- Serbi.

Ai shtoi se Shqipëria me Kosovën janë gjithmonë krahë njëra- tjetrës dhe të pandara duhet ta vazhdojnë rruhën e integrimit euroatlantik.

 STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona.

Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore.

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik! HTH (Foto: Zyra e Presidentit të Shqipërisë)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi