Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga detyra e tij në momentin që aktakuza nga Gjykata Speciale do të konfirmohet. Në komunikimin e sotëm me qytetarët Thaçi paralajmëroi se me drejtësinë nuk do të përballet nga zyra e tij.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian

“Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë.
Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Një shtet evropian e një shoqëri multi-etnike. I them edhe një herë JO hakmarrjes dhe PO tolerancës ndëretnike. Vetëm duke ndërtuar demokracinë qytetare ndërtojmë të ardhme euroatlantike”, deklaroi Thaçi.

Adresimi i presidentit Thaçi

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 29. Juni 2020

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Football Leaks” zbulon: Mbappe ishte pranë Realit në vitin 2017

Kylian Mbappe ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit në verën e vitit 2017. Ishte “Football Leaks” që zbuloi dokumentet për këtë transferim,...

PD dorëzon në SPAK padinë për Ramën, Veliajn, Maznikun e zyrtarë të tjerë: Ja lista me veprat penale

Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK disa kallëzime penale në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja e PD-së,...

Vetëm 55% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekësh

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...