Thaçi i çon ftesë Kurtit për takim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka ftuar për të mërkurën në takim, kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin.

Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do t’i nis takimet me krerët e partive politike, për të diskutuar lidhur me hapat që do të merren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Përmes një letre, ai ka ftuar në takim për të mërkurën në ora 10:00 në presidencë, shefin e qeverisë në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka njoftuar se do t’i marrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi