Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter, ka shkruar se fundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë demarkimin e 400 km të kufirit midis dy vendeve, duhet të sigurojë njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Mendimet e tjera rreth ‘end-game’ janë të pakuptimta ose interpretime të rreme”, ka shtuar ai./Kosova Post/