Thaçi firmos diçka të rëndësishme

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, ka njoftuar se ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me të gjitha vendet në Samitin në Sofje, për të mbështetur një axhendë digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Thaçit, ky është një hap konkret drejt uljes së kostos së romingut në rajon dhe me Bashkimin Europian.

“Jetësimi i kësaj agjende digjitale është një lajm shumë i mirë për të gjithë konsumatorët dhe një përfitim i qartë i procesit të integrimit. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë edhe nisjen e një pakoje të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme digjitale dhe për të filluar një dialog të rregullt të rregullatorëve të Teknologjive, Informacionit dhe Komunikimit me Komisionin Europian. Axhenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të lansohet gjatë Asamblesë Digjitale në Sofje, më 26 qershor”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi