Thaçi dhe Rama mbërrijnë në Turqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Erdoğanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë që do të mbahet në Rezidencën Presidenciale.

Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Recep Tayyip Erdoğan.

Rama ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me kryeministrin e Kazakistanit Bakitjan Sagintayev, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak.

Ndryshe, në ceremoninë e inagurimit pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inagurimit do të mbahet pasi Erdoğan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoğan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoğan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi