Thaçi bashkë me tre deputetë udhëtojnë për në Amerikë, kjo është arsyeja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të enjten do të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

Pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Përveç Thaçit, lajmi.net mësohen se në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, Sllobodan Petroviq dhe Arben Gashi.

Mirëpo si bartës i institucioneve do të marrë pjesë vetëm presidenti Thaçi.

Ftesë për këtë ceremoni kanë pas edhe deputetët, Dardan Sejdiu, Saranda Bugujevci dhe Muharrem Nitaj.

Këta të fundit nuk do të marrin pjesë pasi që thuhet se kanë hasur në probleme me marrjen e vizave.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Kjo ceremoni shërben edhe si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi