SHQIPERIA

Tërmeti shkëput masivin shkëmbor, goditet makina me 4 shqiptarë të Kosovës

Spread the love

 

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali këtë të premte për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Masivi ka goditur një makinë të tipit “Land Rover”, në aksin rrugor Valbonë- Bajram Curri.

Në makinë udhëtonin 4 shqiptarë të Kosovës, që po i drejtoheshin shtëpive të tyre. Masivi shkëmbor ka goditur bagazhin e makinës, duke bërë që mjeti të rrotullohej disa herë.

Fatmirësisht asnjëri prej 4 personave nuk ka rrezikuar jetën. Shqiptarët e Kosovës janë transportuar në spital për trajtim mjekësor dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze

Related posts

Basha me 5 ambasadorët: Zgjedhja e Prokurorit, puç kushtetues

dritatv

Rama: Vrasja e Ivanoviç, akt qëllimkeq

dritatv

Dhunë në familje, pranga 48-vjeçarit vlonjat

dritatv

Leave a Comment