Tërmeti/ “Ka raste që iu bien mureve”, Rama paralajmëron abuzuesit: Mos bëni gjëra të tilla, qeveria do të…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa bëri një bilanc paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk harroi t’u drejtonte një mesazh edhe atyre personave që sipas tij, dëmtojnë qëllimisht banesat e tyre duke shpresuar se mund të marrin ndihmë nga strukturat shtetërore. Ai i paralajmëroi qytetarët mos të bëjnë veprime të tilla, pasi të gjitha banesat e dëmtuara janë inventarizuar dhe nuk do kenë fare shanse të përfitojnë përmes mashtrimit.

“Ka raste  që iu bien mureve me vare, por kjo histori ka një cak. Unë iu them  të gjithëve të mos bëjnë gjëra të tilla.  Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën edhe nuk futen dot në shtëpinë e tyre. Në këtë pikë duhet të jem shumë i qartë se është e pamundur të bëjmë atë  “shto, shto, shto”. Kemi nëpër hotele njerëz që i kemi mbajtur, sepse janë të traumatizuar etj etj. ”-tha Rama.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij para Komitetit Kombëtar të Rindërtimit iu bëri apel bashkive, që të garantojnë marrëveshjet e bonusit të qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Për qiratë, që ne kemi detyrimin, bashkitë duhet të garantojnë marrëveshjet. Në duhet të bëjmë një kontratë garancie që brenda majit 2021, ne marrim përispër strehimin tënd. Cilido që mund të mos marrë atë që i takon sipas kontratës ka të drejtë ta vendosë qeverinë para përgjegjësisë”-tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi