Tërmeti i fuqishëm, reagon Ministria e Mbrojtjes

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter, ka ardhur dhe një reagim nga ministri e Mbrojtjes. Në reagimin e saj, Mbrojtja njofton se nga ky tërmet nuk është regjistruar asnjë dëm. Sipas Mbrojtjes, tërmeti i sotëm ishte pasgoditje e 26 nëntorit.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këto lëkundje vijnë dy muaj e dy ditë pas tragjedisë së 26-nëntorit që la pas 51 viktima. Nga tërmeti i tmerrshëm mbetën të plagosur mbi 1000 persona, ndërsa shumë prej të mbijetuarve, enden rrugëve me çadra, duke mos pasur ende një rikonstruktim të banesave që u dëmtuan pas 26 nëntorit.

Vetëm mbrëmjen e 24 janarit, ishte Turqia ajo që u godit nga tërmet me magnitudë 6.8 gradë të shkallës righter, që la pas 35 viktima dhe mbi 1600 të plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi