BOTA

Tërmet në Itali, lëkundet Maçerata. Vetëm dëme materiale

Spread the love

 

 

Një tërmet i magnitudës 4,6 tronditi Maçeratën në Itali, e njëjta zonë ku lëkundjet e tokës “mbollën” shkatërrim tetorin e vitit 2016.

Tërmeti është ndjerë edhe në Umbria, sipas mediave lokale, por ndërsa ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë shembjen e kullës së këmbanës së një kishe në zonë, fatmirësisht prej tij nuk ka pasur të lënduar.

Autoritetet vendosën mbylljen e shkollave dhe po verifikojnë situatën në zonat e goditura. Frika mes banorëve ishte e madhe, siç shprehet edhe kryebashkiaku i Muças, Mario Baroni, i cili shton se paslëkundjet vazhdojnë.

Toka në rajon kishte disa ditë që lëkundej lehtë dhe në 4 prill ishin regjistruar dy goditje të një intensiteti të konsiderueshëm me magnitudë 3,6 dhe 4 të shkalles Rihter.

Top Channel

Related posts

Irak, 3,8 milionë migrantë të brendshëm u kthyen në shtëpitë e tyre

dritatv

Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.777 terroristë

dritatv

Papa Françesku: Trafikimi me njerëz, krim i turpshëm

dritatv

Leave a Comment