“Tërmet” i ri në PDK! Jo vetëm Lushtaku e Kamishi

Përplasja e madhe brenda bastionit kryesor të Partisë Demokratike të Kosovës mund ta qoj këtë parti drejtë një ndarjeje të dytë, pas asaj që kishte përjetuar me rastin e largimit të Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt.

Thyerjet brenda në Degën e saj në Skenderaj s’janë të izoluara vetëm në nivelin lokal, por siç mëson AktivPress, kundërshtitë tashmë janë evidente edhe në qendër.

Burime të gazetës brenda në Degën e PDK-së në Skenderaj konfirmojnë se familje me ndikim dhe të njohura si shtyllat kryesore të partisë janë ndarë në dy blloqe.

“Nuk është në pyetje vetëm përçarja mes Sami Lushtakut e Bekim Haxhiut. Ndarja është shumë më e madhe. Janë të ndara në dy blloqe familje të njohura në këtë komunë. Ata që njihen si krahu i luftës e që janë familje patriotike e me ndikim në Drenicë. Kjo përfshinë prej familjes Jashari, familjes së Sami Lushtakut e deri të familja e bashkëluftëtarit të Adem Jasharit, Zenun Kodrës”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, tani taborët janë të ndara dhe nuk e beson askush se do të vazhdojnë rrugën të bashkuar siç kanë qenë brenda ombrellës së PDK-së.

“Përçarja më e madhe nuk është ajo e konfliktit mes Sami Lushtakut e Bekim Haxhiut por është mes Lushtakut e familjes së heroit Ilaz Kodra, një prej familje më të njohura dhe me të respektuara në Drenicë. Shikojeni në listën e të përjashtuarve nga dega e PDK-së në Skenderaj.

Është edhe vajza e vëllait të Ilaz Kodrës, Zenunit, Fatlume Kodra. Ilaz Kodra është dëshmor dhe për heroizmin e tij dhe kësaj familje dihet, sikurse dihet edhe për Zenunin që ka qenë njeriu më i afërt i familjes Jashari. Këtë e dinë gjithë Drenica e Kosova”, ka thënë për AktivPress, burimi brenda PDK-së.

Ai ka bindjen se familja Kodra “nuk lëkundet sot e kthehet mbrapa nesër”. Por, siç thotë ai, nuk është vetëm kjo familje por edhe shumë të tjera që tashmë janë rreshtuar ose në krahun e Lushtakut ose kundër tij.

“Prandaj, siç po shihen zhvillimet në Skenderaj dhe siç janë duke u zhvilluar bisedime edhe në qendër nuk bëhet fjalë më për funksionim të kësaj dege me të dyja blloqet. Ndarja tashmë ka ndodhur dhe është e pashmangshme. Të dy krahët i kanë mbështetësit e vet edhe në qendër, kështu që ditëve apo javëve në vijim do të shihet qartazi thyerja edhe në nivelin më të lartë të partisë”, ka thënë ky burim.

Shenjat e pakënaqësive brenda Degës në Skenderaj, sipas tij, janë vërejtur muaj më herët, por gjithçka ka marr trajtë tjetër pas shkarkimit të Bekim Haxhiut nga pozita e nënkryetarit të Degës dhe të shtatë nga gjithsejtë 20 asamblistët që PDK i kishte në Kuvendin Komunal.

Sekretari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Fadil Nura ka shpjeguar në KTV se shkarkimi i Haxhiut erdhi pikërisht si shkas i zhvillimeve gjatë zgjedhjeve në nivelin lokal, përkatësisht si shkas i zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit Komunal. Haxhiu dhe të shkarkuarit e tjerë, sipas tij, nuk e respektuan vendimin e Degës që kryesues i Kuvendit Komunal në Skenderaj të ishte Ismet Salihu.

“Bekim Haxhiu nuk e ka respektuar vendimin e kryesisë të cilin e ka votuar edhe vet, por ka lobuar bashkë me subjektet opozitare në mënyrë që nominimi i PDK-së të mos kalonte atë ditë në Kuvend”, ka thënë Nura.

Thjeshtë, sipas tij, Haxhiu ka punuar prapa shpinës së PDK-së.

Ai ka mohuar se bashkë me Sami Lushtakun nuk po e mbështesin kryetarin e ri të komunës, Bekim Jasharin.

“Është pikërisht Sami Lushtaku ai që e ka mbështetur i pari (Bekimin v.j). Ai e ka vu nënshkrimin ndërsa ne e kemi mbështetur si PDK”, ka thënë Nura.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e vajzës së Zenun Kodrës, Fatlumen. Të atin ia ka lavdëruar, ndërsa atë personalisht e ka kundërshtuar.

“ Zenuni është njeri shumë i respektuar, por veprimi politik i Fatlumës ka devijuar”, ka thënë Nura.

Polemikat rreth rastit të Skenderajt kanë devijuar edhe në fyerje.

I biri i Sami Lushtakut, Mërgimi, që tash është deputet në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Haxhiun zagar. Por ky i fundit, duke e konsideruar vetën intelektual, nuk i është kundërpërgjigjur në të njëjtën masë.

PDK, kohë më parë i ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Ato priten të përfundojnë në pranverë.

Pas largimit të anëtarëve të saj të cilët e krijuan Nismën për Kosovë, dhe largimit të liderit shumëvjeçar, Hashim Thaçi i cili i ngjitë në postin më të lartë të shtetit, PDK për herë të parë prej se është themeluar, në zgjedhjet e fundit është ranguar si parti e tretë në vend për nga numri i deputetëve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi