Tentoi të vrasë me automatik të riun korçar, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Policia njofton se është dorëzuar i riu R. F., i cili kishte tentuar të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar në qytetin e Bilishtit.

Njoftimi i policisë:
Vetëdorëzohet në Polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 05.08.2019, në qytetin e Bilishtit.

Në ambjentet e Komisariatit Devoll është vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi