Tentativë përdhunimi në Durrës, policia parandalon ngjarjen

Policia e Durrësit ka parandaluar një rast përdhunimi. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ndodhi në zonën e plazhit pak minuta më parë. Një shtetas me pasaportë kanadeze ka tentuar të përdhunoje një vajze të mitur shqiptare.

Mendohet se ai e ka tërhequr vajzën dhe ka tentuar ta fuste në një apartament në zonën e plazhit, por vajza ka kërkuar ndihmë. Në këtë moment për fat të mirë janë sensibilizuar qytetaret të cilët lajmëruan policinë. Në pak minuta policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur kapjen e shtetasit kanadez.

Ai po pyetet në komisariatin e policisë në sektorin përkatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi