“Tentativa për grusht shteti u drejtua nga Shtëpia e Bardhë”

President i Venezuelës Nicolas Maduro, deklaroi se “Një gazetë evropiane dje shkroi se Donald Trump dhe John Bolton përpara lindjes së diellit koordinuan të gjitha operacionet e grushtit ushtarak”.

Maduro ka mbajtur një fjalim në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës i cili u zhvillua në bulevardin Sucre përballë rezidencës preisdenciale Miraflores në kryeqytetin Caracas.

“Vëllezërit e mi punëtorë, në ditën e klasës punëtore heroike të 1 Majit, u mposht një përpjekje e re për grusht shteti. Kjo demonstratë, e mbajtur më 1 maj tregon se do të mbrohet atdheu dhe revolucionin i popullit venezuelian me çdo kusht. Ata nuk mundën të rrëzonin komandantin Chavez dhe gjithashtu ata nuk na kanë rrëzuar dhe nuk do të na rrëzojnë as neve”, tha Maduro duke njoftuar një pjesëmarrje të lartë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

“Populli venezuelian për atdheun mund të sakrifikojë jetën e tij. Ne kemi mposhtur një nga komplotet e krahut të djathtë. Ata po fshihen nga një ambasadë në tjetrën. Drejtësia po i kërkon ato, herët a vonë do të shkojnë në burg për të paguar çmimin e tradhtisë së tyre dhe krimeve që kanë kryer”, tha presidenti Maduro.

Duke bërë të ditur se në tentativën për grusht shteti në vendin e tij ka gisht SHBA-ja, Maduro tha se “Një gazetë evropiane dje shkroi se Donald Trump dhe John Bolton koordinuan të gjitha operacionet e grushtit ushtarak përpara lindjes së diellit. Ata kanë biseduar dhe i kanë kërkuar mbështetje Kilit, Brazilit, Argjentinës dhe Kolumbisë. Përpjekja për grusht shteti dje u drejtua nga vetë John Bolton nga Shtëpia e Bardhë”.

Ndërkohë Maduro ka vënë theksin se nuk reflektojnë të vërtetën deklaratat nga SHBA-ja se “Ai ka qenë i gatshëm të largohet nga vendi por se e kanë bindur rusët në momentin e fundit”.

Pasi ka përmendur rëndësinë e respektimit të kushtetutës dhe ligjeve, Maduro tha se “Në ditët e ardhshme për të informuar popullin tonë, unë do t’iu tregoj të gjitha provat se si u përgatit tentativa e grusht shtetit, kush dhe çfarë komplotesh thuri dhe se si tradhtuan. Unë shpresoj që drejtësia do të përmbushë detyrën e saj që i takon. Dora ime nuk do të dridhet kur drejtësia të urdhërojë arrestimin dhe burgosjen e autorëve të këtij grushti të përgjakshëm”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi