Tenori Agim Hushi, ja çfarë plani ka për të ardhmen!

Tenori me famë botërore nga Kavaja prej kohësh është shpërngulur nga Shqipëria dhe aktualisht po jeton me familjen e tij në Sydney të Australisë.
Ditën e sotme me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook ai ka ngallur kureshtjen e miqëve të tij. Në status z. Hushi shkruan se është duke drekuar me miq e tij nga Kina, duke e cilësuar si një ringjallje nostalgjie e një miqësie të vjetër.
Në këtë foto të dy çiftet shfaqen të lumtur dhe në formë, kjo falë edhe mikëpritjes që e karakterizon atë si njeri.
Në këtë status z.Hushi ngre edhe një dyshim, atë të planeve të reja të cilat siduket lidhen me Shangain.
Ndoshta Tenori Kavaja ka plane të jetojë në Shangai, sigurisht duke vazhduar ti përkushtohet karierës së tij të madhe si tenor.
Ky është statusi i plotë i z. Agim Hushi.
“Me miqtë tanë nga Kina!
Një dreke shqiptare në ballkonin e shtëpisë tonë në Sydney, ringjalli nostalgjinë e një miqësie të vjetër tradicionale!
Miqësi dhe plane të bukura për të ardhmen! Shangai është padyshim një nga qytetet më të bukura jo vetëm të Kinës, por të gjithë botës!”
/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi