Temperaturat e ulëta, rekord në Zvicër

E ashtuquajtura “Bisha nga Lindja” ka goditur Zvicrës dhe temperaturat kanë rënë deri në -28.9 gradë Celsius në kantonin e Graubünden në orët e para të së hënës.

Por, edhe në vendet tjera temperaturat ishin shumë të ulëta. Në malin Jungfraujoch pranë Bernës, temperatura ishte -26.9 ° C, derisa në kantonin St. Gallen ishte -22.5 ° C.

Këto ishin vendet me temperaturat më të ulëta, por edhe në qytetet tjera si në Saint Gallen dhe Cyrih, temperaturat ishin minus gradë Celsius.

Temperaturat maksimale nuk kanë arritur më shumë se -5 ° C.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë deri të premten. Pas një dite me dëborë të enjten, temperaturat do të fillojnë të ngriten në fund të javës.

Sipas zyrës federale të motit “MeteoSwiss”, moti i ftohtë në këtë kohë, është i rrallë, por jo i pazakonshëm, derisa një situatë e tillë është regjistruar edhe në dimrin e vitit 2005./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi