Telekom punëson 200 persona për një muaj, ndalohen punësimet

Pas punësimit të afro 200 vetave brenda një muaji, Bordi i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e “prurjeve të reja” në këtë ndërmarrje.

Vendimi për ndalimin e punësimeve të reja në Telekom, që u bë publik të martën, vjen pak muaj pasi në këtë ndërmarrje ka pasur qindra angazhime, kryesisht të militantëve të partive që e drejtojnë Qeverinë.

Për punësimet masive gjatë këtij viti ka folur edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Ai ka treguar sesi gjatë kohës sa ishte ministër, në Komisionin ndërministror është kërkuar që të ofrohet një listë e të punësuarve, por se ajo ishte kundërshtuar ashpër.

“Përderisa listat nuk na jepeshin, aty vazhdonte të rritej numri i punëtorëve. Vetëm brenda një muaji janë punësuar rreth 200 punëtorë. Ky është një tregues se Telekomi po shkon qëllimshëm drejt shkatërrimit, vetëm që të privatizohet apo për t’iu falur ndonjë kompanie”, ka shkruar Hasani, i cili nga detyra e ministrit u shkarkua në fillim të shtatorit të këtij viti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi