Telefoni i ri i Samsung mund të ketë versionin 8GB/512GB!

Deri te prezantimi i telefonit më të ri të kompanisë jugkoreane na ndajnë edhe disa muaj, kështu që gjithnjë e më shumë ka informacione mbi karakteristikat e tij.

Sipas të dhënave më të fundit, Samsung Note 9 mund të ketë më shumë hapësirë për ruajtje dhe më shumë RAM sesa çdo model tjetër aktual.

Aktualisht, shumica e magazinimit Samsung ofron në telefonat nga Galaxy S – 256GB. Galaxy Note 9 do të mund të shfaqej në treg me dyfish më shumë, përkatësisht 512GB. Në të njëjtën kohë, modeli do të ketë dhe microSD slot për zgjerimin e kujtesës së brendshme. Gjithashtu, pajisja mund të ketë edhe 8GB RAM memorie.

Pritet që Galaxy Note 9 të ketë 64GB hapësirë magazinimi dhe 6GB RAM.

Përveç kësaj, Note 9 do të jetë i pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 845 për tregun amerikan dhe Exynos 9810 për pjesën tjetër të botës. Priten dy kamera në pjesën e prapme, me një hapje të ndryshueshme të blendit në sensorin kryesor. Pajisja punon në sistemin operativ  Android 8.1./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi