• Home
  • BOTA
  • Telefoni i padëgjuar që i mori Afrikën Apple dhe Samsung-ut
BOTA

Telefoni i padëgjuar që i mori Afrikën Apple dhe Samsung-ut

Spread the love

E veçanta me këtë markë telefoni që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka as edhe një dyqan në Kinë. Gjithë tregun e ka në Afrikë, dhe ua ka marrë edhe kompanive si Apple dhe Samsung.

Rrugët e qyteteve afrikane janë mbushur plot me reklama të telefonit “Tecno”, një kompani kineze që ofron bateri më jetëgjatë se markat e famshme, sipas CNN.

Kompania ka hyrë aq vrullshëm në Afrikë sa u ka marrë treg edhe rivalëve të tjerë kinezë, si Xiaomi e Huawei, që kanë pushtuar shumë vende të botës, madje edhe Shqipërinë.

Po si ua mori tregun Tecno të tjerëve? Duke u dhënë blerësve atë që donin: bateri më jetëgjatë për një çmim më të mirë, vend për dy karta, meqë në Afrikë nuk përballohen telefonata midis kompanive të ndryshme, dhe kamera që edhe selfie-t i përshtat me nuanca të çelura, që të dalë më mirë lëkura e errët afrikane.

Çmimi mestar i telefonave Tecno, nga marka “Transsion”, është 96 dollarë.

Top Channel

Related posts

Përmbyset një gomone në Turqi, 9 të vdekur

dritatv

“Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”

dritatv

Mediat e huaja për vrasjen e Ivanoviç-it: Ekzekutim mafioz. Fajtorë serbët

dritatv

Leave a Comment