“Teatri”, Përparim Kabo në “Top Talk”: Godina mban brenda historinë

Përparim Kabo, Profesori e Doktori i Shkencave Filozofike, ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, nga gazetari Denis Dyrnjaja, për të folur për aktualitetin në vend.

Profesor Kabo njihet si një zë kundër prishjes së Teatrit dhe ai komentoi edhe votimin në seancën e sotme në Kuvend, ku u votua dekreti i Metës dhe amendamentet e ndryshuara, që i hapin rrugë prishjes së godinës.

“Vendimi nuk është i Kuvendit por i shumicës. Shumica mund të sjellë drejtimin totalitar të vendit me veprime arrogante. Ne nuk jemi kundër krijimit të një teatri modern, por ne kërkojmë restaurimin e sallës dhe jo shembjes e saj. Ne jemi që kjo godinë të restaurohet pasi mban brenda historinë. Ti mund të ndërtosh një godinë moderne, por çfarë do të thonë pas 30 vjetësh? Nëse do të pyesin se kur ka nisur të luhet teatër në vendin tonë, çfarë do t’u themi? Në vitin 2019, kur u ndërtua godina e re apo në 1943! ‘Po godina ku është? Ra tërmet? Ra zjarr? Ku është? Në diktaturë as na linin të flisnim, as na linin të vendosim. Në këtë demokraci na lënë të flasim, por nuk na lënë të vendosim”, tha Profesor Kabo për Teatrin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi