Të tmerruar nga kushtet?Reagon OBSH për shëndetësinë në Shqipëri

Pas një shkrimi të publikuar sot në media në lidhje me problemet që ka konstatuar Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ka reaguar edhe përfaqësuesi i kësaj të fundit, Dr. Raul Gonzalez. Doktori tregon se OBSH ka kryer kontrolle në sektorët përkatës dhe natyrisht ka dhënë këshilla me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Sipas tij, OBSH ka bashkëpunuar ngushtë me qeverinë dhe natyrisht ka dhënë edhe këshillat për përmirësime dhe kjo shton ai, është mbështetur fort edhe nga ana e qeverisë shqiptare. Shkrim i publikuar sot në revistën “Monitor” ndër të tjera theksonte se në një nga qendrat shëndetësore të vendit kishte në përdorim pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918.

Përfaqësuesi i OBSH në vendin tonë gjithashtu pohon se ka qenë personalisht dhe e ka parë nga afër këtë qendër, ndërsa thotë se ajo  është transformuar rrënjësisht falë një kontributi të rëndësishëm të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Reagimi i plotë:

Duke shfletuar shtypin e sotëm dixhital, një titull gazete më tërhoqi vëmendjen. Ne te, akronimi i Organizatës Boterore te Shendetesise – OBSH, ishte kombinuar me fjalën “e tmerrshme”. Kjo më bëri ta vazhdoja leximin. Artikulli i referohej një raporti të realizuar nga OBSH në fillim të vitit 2018, por për çudi, paraqitej sikur të ishte bërë kohët e fundit. Në këtë artikull, theksi vihej në një fjali: “Një qendër kishte ende në funksionim pajisje me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze”.

Reagimi im i menjëhershëm ishte kontrolli i burimit fillestar te artikullit, raportit te OBSH. Po, aty është përmendur data e pajisjes, por ne (OBSH) nuk jemi të tmerruar. Ne punojmë për shëndetin e njerëzve dhe një nga funksionet tona kryesore është të vlerësojmë dhe ofrojmë këshilla për qeveritë për shëndetin dhe shëndetësinë. Ne kemi kryer një vlerësim të shpejtë të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) në Shqipëri dy vjet më parë, kemi dhënë rekomandime dhe qeveria e Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht e gatshme  për te marre parasysh këto rekomandime. Një investim i madh është bërë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP), me 80 qendra shëndetësore tashme të rinovuara dhe 100 qendra shëndetësore në rindërtim, ne kuadrin e një plani për të modernizuar 300 objekte deri në vitin 2021, duke kontribuar në mënyrë efektive në fuqizimin e rrjetit të kujdesit shëndetësor paresor.

Ky është drejtimi i duhur: Kujdesi  Shëndetësor Paresor është gurthemeli i Mbulimit Shëndetësor Universal. Kur analizojmë një situatë shëndetësore është me rëndësi themelore të formulojmë pyetjen: a po shkojmë në drejtimin e duhur? Dhe përgjigja për këtë pyetje nuk jepet permes një fotoje te vjeter; por është analiza e trendeve (prirjeve) ajo që na e jep përgjigjen.

Isha kureshtar për qendrën shëndetësore të përmendur në artikull dhe, përsëri, shkova të kontrolloja se çfarë është bërë në atë qendër. Ajo që gjeta është se qendra tashmë është rinovuar me një kontribut të rëndësishëm të Agjencise Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkëpunim duke ofruar shërbime cilesore për dyzet e pesë mijë qytetarë. Ky eshte një shembull i bashkëpunimit midis Qeverisë së Shqipërisë,  Agjencise Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe OBSH për të përparuar në Mbulimin Universal  Shëndetësor në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi