Të sigurosh jetesën duke rregulluar këpucët

Agron Dhima jeton në Lushnjë që prej viteve ’90, kur braktisi fshatin Këmishtaj për të jetuar më mirë. Nga ish-kooperativist, Agronit iu desh të bënte lloj-lloj punësh për të mbijetuar në vitet e tranzicionit, derisa u bë mjeshtër i këpucëve.

Me një tavolinë dhe një stol, Agroni rri ulur çdo ditë në rrugë dhe pret që këpucët e prishura të dikujt, t’ia sigurojnë bukën e gojës.

Dita e tij nis në 7 të mëngjesit, si në dimër dhe në verë dhe Agroni nuk e braktis punën as kur mezi i lëviz gishtat nga i ftohti.

Shpesh nga një ditë pune në rrugë nuk fiton më shumë se 600 lekë. Edhe pse sot këpucët njerëzit i ndërrojnë shpesh, ka ende njerëz që udhëtojnë edhe nga fshatrat, për të rregulluar këpucët të usta Agroni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi