Të rrezikuar nga gurët; Kërkohet të largohen banorët në Torovicë

Një familje prej 5 anëtarësh i shpëtoi për mrekulli rrokullisjes së dy gurëve në Torovicë të Lezhës të martën, por rreziku nuk ka kaluar ende dhe familje të tjera jetojnë me frikën nga mali.

Drejtori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Lezhë, Ndrek Mhillaj thotë se duhet ndërhyrë me urgjencë, sepse reshjet e shiut e dobësojnë terrenin dhe mund të rrokullisen gurë të tjerë.

Ndrek Mhillaj thotë se specialistët do të dalin në terren për të shqyrtuar mundësinë e shkatërrimit të shkëmbinjve të rrezikshëm.

Shtabi i Emergjencave po merr në konsideratë edhe mundësinë e evakuimit të familjeve që janë më afër malit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi