Të premten gjyqi i kuksianeve

 

 

Të premten Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Njw video e siguruar nga avokatwt dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite si ka deklaruar organi i akuzës.

Mësohet se prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike e quajti këtë krim shtetëror, sepse sipas tij, pas arrestimeve të paligjshme, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar dokumentet zyrtare.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi