Të prekurit nga tërmeti/ Ja si do të bëhet kompensimi i banesave

Një familje, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, pavarësisht se mund të ketë patur një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katrorë, nëse përbëhet nga 2 anëtarë, nuk mund të përfitojë më shumë se 60 metra katrorë në rastin që merr apartament dhe 70 metra nëse kompensohet me banesë individuale.

Qeveria ka detajuar procesin e përfitimit të banesave për çdo kategori, në një vendim të miratuar më datën 24 Dhjetor, duke vendosur si rregull që përfituesit duhet të kenë një dokument që vërteton pronësinë e banesës dhe akt konstatim për rrezikun që u kanoset nëse jetojnë atje.

Vendimi zgjeron për apartamente 2+1 sipërfaqen për familjet deri në katër anëtarë dhe deri në 100 metra katrorë për ata që kanë më shumë se 5 anëtarë.

Banesat individuale në bazë të vendimit të qeverisë do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre.

Për shtëpitë në fshat qeveria do të japë grante për rindërtimin e banesave.

Vendimi sanksion se kërkesa duhet të plotësohet me shkrim duke dorëzuar këtë formular individualisht në zyrat e njësisë vendore ku personi ka patur banesën e dëmtuar.

Bashkitë do të ndajnë shtëpitë për përfituesit duke patur si prioritet familjet me humbje të jetëve ditën e tërmetit, familjet me një prind, ata me përbërje të personave me aftësi të kufizuar, ata me kryefamiljarë pensionistë, familjet me ndihmë ekonomike dhe me të rënë në krye të detyrës. /Tv Klan

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Suplementi më i mirë për ta luftuar lodhjen!

Shumë njerëz ankohen se ndihen të lodhur vazhdimisht, e kjo ndikon në mënyrën se si i kryejnë aktivitetet ditore, madje edhe ua ulin motivimin...

Bullgaria konteston ekzistimin e maqedonishtes, “kërcënon” me bllokim për në NATO dhe BE

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, ka deklaruar Krasimir Karakaçanov, zv/kryeministër...

Eurostat: 9 për qind e popullsisë së BE-së nuk ishin në gjendje të ngrohin shtëpitë

Sistemi Statistikor Europian (Eurostat) ka bërë të ditur se një studim i vitit 2016 tregon se 9 për qind e popullsisë së Bashkimit Europian...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...