Të paktën 45 të burgosur palestinezë do të fillojnë grevë urie

Të paktën 45 të burgosur palestinezë që vuajnë dënimin në burgun izraelit Ashkelon kanë vendosur të fillojnë grevë urie nga e diela, njoftojnë nga një organizatë joqeveritare (OJQ) palestineze.

Përmes një kumtese, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) me seli në Ramallah thotë se vendimi erdhi pas dështimit të dialogut mes përfaqësuesve të të burgosurve dhe administratës së burgut izraelit.

Nga PPS thonë se administrata e burgut ka refuzuar kërkesat e të burgosurve, pa e cekur natyrën e kërkesave.

Në kumtesë thuhet se administrata e burgut izraelit i ka kërcënuar të burgosurit palestinezë me “disa masa” kundër tyre në ditët në vijim.

Në muajin prill, qindra palestinezë organizuan grevë urie me kërkesa specifike për shërbimin izraelit të burgjeve.

Përpos kushteve më të mira të jetesës dhe më shumë vizitave nga familjarët, greva e urisë më pas kërkonte largimin e bllokatorëve të sinjalit të telefonit nga burgjet izraelite dhe vendosjen e telefonave publikë.

Shërbimi izraelit i burgjeve plotësoi disa nga kërkesat, pas çka të burgosurit ndërprenë grevën e tyre.

Sipas PPS-së, numri i përgjithshëm i palestinezëve në burgjet izraelite aktualisht është rreth 5.700, përfshirë këtu edhe shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi